FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aksidentet, Urgjenca Kombëtare identifikon kohën me rrisk të lartë në rrugë

Që nga fillimi i vitit e deri më tani janë regjistruar 1912 aksidente rrugore në vend, mesatarisht rreth 12 aksidente çdo ditë. Një pjesë e këtyre ngjarjeve kanë rezultuar fatale, duke ngritur shqetësime për sigurinë në rrugë. Sipas një analize të kryer nga Urgjenca Kombëtare Mjekësore, është vërejtur një ndryshim në dinamikën e aksidenteve, me rritje të ndjeshme të përfshirjes së motorëve. Nga 407 aksidente me motor të regjistruara gjatë vitit të kaluar, këtë vit numri ka arritur në 521.

Drejtori Skënder Brataj thotë se periudhat me numrin më të lartë të aksidenteve janë mes orës 12:00 dhe 15:00, ku regjistrohen 22.7% e rasteve, si dhe intervali 15:00-18:00, me 19.9% të aksidenteve. Sipas tij, konsumi i alkoolit mbetet një nga faktorët që ndikon në shtimin e rrezikut në rrugë, veçanërisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Brataj sugjeroi shtimin e kontrolleve nga Policia Rrugore, jo vetëm gjatë ditës por edhe gjatë natës, duke theksuar se aksidentet e natës, ndonëse më të pakta në numër, kanë pasoja më të rënda. Ai propozoi gjithashtu monitorimin e daljeve të lokaleve ku konsumohet alkool, me qëllim parandalimin e drejtimit të automjeteve në gjendje të dehur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fokus të vëmendjes janë edhe zonat bregdetare gjatë sezonit turistik, ku organizohen festa dhe festivale me pjesëmarrje të lartë. Sipas Bratajt, përdorimi i automjeteve nga persona që kanë konsumuar alkool apo lëndë narkotike përbën një kërcënim serioz për sigurinë rrugore dhe jetën e qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?