Aksidenti: Dy nga viktimat ishin të fejuar, do martoheshin më 14 gusht
Artenisa dhe Besmiri ishin të fejuar dhe do të martoheshin më 14 gusht.
Por ëndrrat dhe gjithë gëzimi i tyre u prenë në mes, pikërisht 12 ditë nga dita kur ajo do të vishte fustanin e bardhë, ndërsa Besmiri kostumin e dhëndrrit…
Lajmin e bën të ditur “Ora News”, teksa raporton detaje të ngjarjes fatale të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në plazhin e Velipojës në Shkodër.
Konkretisht, Besmir Kola dhe Artenisa Peraj nga Kakarriqi i Lezhës, së bashku me dy miqtë e tyre italianë, kishin shkuar në plazhin e Velipojës.
Besmir Kola ka qenë drejtuesi i mjetit BMW me targa AA767HF, i cili ka humbur kontrollin duke bërë që makina të binte në kanalin e Vilunit dhe nga aty të mos dilte asnjëri prej tyre i gjallë.
Në aksident humbi jetën edhe shtetasi italian Xhorxho Anxhelo, 23 vjeç, si edhe një tjetër shtetas italian ende i paidentifikuar, i moshë rreth 25-26 vjeç.
“Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, të cilët po vazhdojnë me kryrjen e veprimeve dhe sqarimin e plotë të ngjarjes dhe paraprakisht shkaku është humbja e kontrollit”, informon policia.
KOHA JONË SONDAZH

