Aksidenti fatal në Sarandë, turistët italianë po ktheheshin në shtëpi pas festës së datëlindjes
Të rinjtë që kishin ardhur nga Italia për pushime në Ksamil, Domenico Gritto dhe Vincenzo Tizzano humbën jetën pas një aksidenti tragjik.
Gritto dhe Tizzano po ktheheshin nga një klub, pasi festuan datëlindjen e këtij të fundit. Por ka rezultuar fatale, teksa janë përplasur nga Benz-i që drejtohej nga 17-vjeçari Elio Rraku, i cili ndodhej në mjet bashkë me një bashkëmoshatar.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra Shefin e Seksionit të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisar Adriatik Shehu.
KOHA JONË SONDAZH

