Aksidenti, i dehuri përfundon me makinë në një dyqan ushqimesh. Ja ku ka ndodhur

Një aksident ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Ballsh, ku më pas është vënë në pranga edhe drejtuesi i makinës që mësohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Burime zyrtare nga policia kanë bërë të ditur se kanë arrestuar Viktor Zotajn, 30 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori” Ballsh.

Arrestimi i këtij personi është bërë pasi në qytetin e Ballshit, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin autoveturë tip “Seat Ibiza” me targë AA 734 OP, është përplasur me dyqanin ushqimor në pronësi të 56-vjeçarit me inicialet N. H., banues në Ballsh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas arrestimit dosja i ka kaluar Prokurorisë së Fierit për akuzat e “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?