Aksidenti i policëve në Kamëz. MSH: Autoambulanca mbërriti për 12 minuta (VIDEO)

Aksidenti i ndodhur mbrëmjen e së dielës në Kamëz, solli humbjen e jetës së një punonjësi policie dhe plagosjen e dy të tjerë. Në media pati raportime se ambulanca për të mbërritur në vend.

Por Ministria e Shëndetësisë sqaron sot në një njoftim se shërbimi i urgjencës mjekësore në Kamëz, Tiranë ka arritur brenda kohës më të shpejt të mundshme në vendngjarje.

“Siç edhe mund të verifikohet fare lehtësisht nga dokumentacioni i shërbimit të urgjencës dhe gjurmimi elektronik nëpërmjet sistemit GPS të aktivitetit të lëvizjes në terren të autoambulancës “TR 9916 K Urgjenca e Tiranës”, thirrja për t’i ardhur në ndihmë personit në nevojë është marrë nga centrali i shërbimit të urgjencës mjekësore në orën 21:15 dhe orari i mbërritjes së autoambulancës te vendodhja e personit në nevojë shënon kohën 21:27.  Pra, siç mund të shihet qartësisht, autoambulanca ka mbërritur në vendngjarje për 12 minuta, krejtësisht ndryshe nga çka raportohet në shkrimin e sipërpërmendur”,- njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
//

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?