Aksidenti i Porcelanit/Burg dy shoferëve. Avokati: Apelojmë çështjen
Seanca me dyer të mbyllura sa i takon aksidentit të Porcelanit u mbyll, nga ku Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë për masën e arrestit me burg ndaj 2 drejtuesve të automjeteve të ngjarjes tragjike që u mori jetën 2 personave në Tiranë, më datën 2 janar.
Gjyqtari i çështjes, Sokol Pasho vendosi vleftësim të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të Eltion Lazrit dhe caktimin arrest me burg pa afat. Ndërkohë për Edmond Muratin është caktuar arrest me burg me afat 30 ditë. Lavdosh Shehi, avokat i Edmond Muratit deklaron se Edmondi ka qenë i rregullt gjatë drejtimit të mjetit. “Do ta apelojmë çështjen”, ka deklaruar Murati.
Nga hetimet rezultojnë se ata janë që të dy përgjegjës. Sipas hetuesve 31-vjeçarin Etjon Lazri, që udhëtonte me makinën Volsvagen ngjyre gri, ishte me shpejtësi si dhe ka kryer parakalim të gabuar duke u përplasur me mjetin që drejtohej nga 36-vjeçari, Edmond Murati.