Aksidenti me 4 të plagosur në Bulqizë, arrestohet shoferi i dehur dhe pa patentë
Drejtuesi i një automjeti që shkaktoi dje aksidentin me 4 të plagosur në Bulqizë ka rënë sot në pranga.
Burime nga policia e Bulqizës bënë me dije se Elton Tafçiu, drejtonte automjetin tip “Peugeot”, ndërsa u përplas me një furgon me pasagjerë që drejtohej nga 44-vjeçari me inicialet M.H. Të njëjtat burime theksuan se pas hetimeve, rezultoi se 28-vjeçari Tafçiu ishte nën ndikimin e alkoolit gjatë momentit të aksidentit, ndërsa vlera e alkoolit në gjak rezultoi me 0.62 mlg/l.
AKSIDENTI
Aksidenti ndodhi dje, orës 16:30 në vendin e quajtur “3 çezmat”, në aksin rrugor Shupenzë-Bulqizë, ku automjeti furgon me targa AA 925 FO me drejtues shtetasin M.H 44 vjeç, që transportonte pasagjerë nga Tirana për në Peshkopi është përplasur me automjetin “Peugeot” me targa AA714 MU, me drejtues Elton Tafçiu, që lëviste nga Peshkopia për në Tiranë.
Si pasojë u dëmtuan 4 pasagjerët që ndodheshin në furgon, ku 2 prej tyre në gjendje të rëndë dhe u transportuan me helikopter drejt Tiranës, si dhe dy te tjerë jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit të dokumentacionit Tafçiu nuk ishte i pajisur me Leje Drejtimi. Në këto kushte u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Elton Tafçiu për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit Rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.
KOHA JONË SONDAZH

