Aksidenti me gjimnazistët, deputeti denoncon kryebashkiaken: Ekskursion për zgjedhjet lokale

Një eskursion ditor i gjimnazistëve të një shkolle në Rroskovec, mund të ishte kthyer në tragjedi. Ata kishin qenë në Korçë dhe po kthehej në drejtim të Fierit, kur autobusi me të cilin po udhëtonin, u aksidentua në Qafë Thanë.

Deputeti i PD-së, Luan Baci ka reaguar për aksidentin. Duke i uruar shërim të shpejtë të rinjve të lënduar, deputeti Baci ka denoncuar kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi, se ka organizuar këtë ekskursion në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Sipas Bacit, kryebashkiakja Bufi i përzgjedh nxënësit në bazë të bindjeve politike dhe i shoqëron e vetme me dy drejtoreshat e dy shkollave, kur në shoqërim duhet të jenë mësuesit e tyre. Deputeti kërkon nga Ministria e Arsimit që të mbajë qëndrim ndaj dy drejtoreshave për këtë sjellje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i Luan Bacit:

Swiss Digital Mobile Reklama

Aksidenti i autobuzit, me nxenesit e shkollave te Rroskovecit, solli shqetsim, te madh, te prinderit e tyre dhe jo vetem.

Ju uroje sherim te shpejte dhe shume te shkuara. Ministria e Shendetesise duhet te marre masa, qe me mbrritjen e tyre ne Rroskovec, keta nxenes te vizitohen, perseri nga mjeket, pasi ndihen te traumatizuar nga aksidenti, dhe nga rruga e larget.

Nga informacionet, qe vijne nga prinderit e nxenesve, ne autobuz ndodhet dhe kryetaria e Bashkise Rroskovec, ose i shoqeron me makinen e saje, eshte ajo qe organizon ekskursione, te njepasnjeshme, ne funksion te zgjedhjeve te ardhshme lokale.

Perzgjedh nxenesit, nga bindjet politike dhe i shoqeron vetme me dy drejtoreshat e dy shkollave, kur ne shoqerim duhet te jene mesuesit e tyre.

Rilindja ka filluar abuzimin, nuk ndalen, nuk ndryshojne, nuk duan ti ja dine edhe kur behet fjale per femije, boll, te realizojne qellimet e tyre. Kryetaria e Bashkise Rroskovec, duhet te ndaloje, abuzimet me nxenesit, duke u justifikuar, me ” projektet ” qe ajo pergatit.

Ekskursionet, kur organizohen, behet me dije edhe Drejtoria Arsimore, gje qe ne rastin ne fjale eshte vertetuar qe nga Drejtoria Arsimore nuk ka dijeni, per kete ekskursion. I bej thirrje Ministres se Arsimit te mbaje qendrim, per dy Drejtoreshat e Shkollave, qe kane lene mesimin dy dite dhe kane vene nxenesit ne dispozicion te Kryetares se Bashkise duke rrezikuar dhe jeten e tyre..

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?