Aksidenti në aksin Tapizë-Fushë Krujë, reagon policia: Tre persona të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin “Tapizë-Fushë-Krujë”, ku janë përfshirë dy automjete, një tip Mercedes dhe një Audi.

Sipas Policisë, ngjarja u regjistrua rreth orës 11:00, kur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 28 vjeç, u përplas me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. D., 19 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjeri në automjetin e 28-vjeçarit, shtetasi S. H., 30 vjeç. Tre të plagosurit ndodhen në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatmirësisht nuk ka persona të vdekur, siç u raportua më parë, ndërkohë, nuk dihet ende si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qytetarët e pranishëm që u dhanë ndihmën e parë të rinjve denoncuan se ambulanca u vonua 1 orë për të shkuar në vendngjarje.

“Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin E. H., rreth 28 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. D., rreth 19 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri në automjetin me drejtues 28-vjeçarin, shtetasi S. H., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.”– njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?