Aksidenti në Bulqizë, dëshmitari okular tregon detajet
Kryetari i njësisë administrative Trebisht, Fitim Balla, njëri nga dëshmitarët okularë në vendin e ngjarjes, tregoi rrethanat e aksidentit që ndodhi ditën e djeshme në Bulqizë, raporton “Panorama”.
Dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi. “Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, në vendin e quajtur Prisojë, në hyrje të fshatit Trebisht.
“Në makinë kanë qenë katër persona. Në të dyja anët e rrugës ka mbrojtëse anësore. Mjeti fillimisht është rrotulluar në karagjatën e rrugës Trebisht-Ostren, pastaj është rrotulluar dy-tri herë.
Për shkak të pjerrësisë së terrenit, makina bashkë me pasagjerët kanë përfunduar në humnerë, të paktën 300 metra poshtë”, është shprehur Balla.
Sipas tij, bashkë me disa banorë të Trebishtit kanë mbërritur në vendngjarje dhe njëri nga personat në makinë kishte ndërruar jetë në vend.
Ndërsa dy të tjerë që kishin marrë plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit dhe sipas Ballës, u kishin vdekur në duar.
Ndërkohë Gentian Sula është nxjerrë gjallë në rrugë dhe pasi ishte siguruar në një makinë është nisur drejt spitalit të Dibrës së Madhe.
Mësohet se viktimat kishin udhëtuar mëngjesin e se djeshmes drejt Dibrës së Madhe sepse ditën e enjte, Elena dhe Azemi martonin të vëllain.
Policia lokale ka nisur hetimet, po nuk ka dalë me një deklaratë për mediat për shkaqet e aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

