Aksidenti në Hamallaj – Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me “Benzin”, 7 të plagosur
Policia e Durrësit ka arrestuar një 23-vjeçar banues në Sukth si shkaktar të një aksidenti rrugor një ditë më parë nga i cili mbetën të plagosur 7 persona.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:40 të së mërkurës në rrugën Shkafane-Hamallaj, tek kthesa e fshatit Hamallaj.
Policia thotë se Xhemil Hoda duke drejtuar mjetin tip ‘Ford’ ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me mjetin tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin N.L. 48 vjeç, banues në Kamëz.
Për pasojë ka mbetur i dëmtuar vetë Hoda, por jashtë rrezikut për jetën së bashku dhe tre pasagjerë që kishte në mjet.
S.K. 14 vjeç, H.K. 14 vjeç dhe E. S. 15 vjeç ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Nga aksidenti u dëmtuan dhe pasagjerët në mjetin tip ‘Benz’, shtetasit A.L. 21 vjeçe, D.L. 16 vjeç dhe H.M. 61 vjeç banues në Tiranë, të cilët ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
/Ora news

