Aksidenti në Kamëz, djali i ish-deputetit me 150 km/orë, tentoi të parakalonte furgonin e policisë
Djali i ish-deputetit socialist Ndue Kola, që shkaktoi aksidentin mbrëmjen e djeshme në Kamëz, ku humbi jetën një punonjës policie, udhëtonte me automjetin e tij me 150 km/orë. 22-vjeçari Arnold Kola drejtonte makinën tip fuoristradë “Lexus” në afërsi të shkollës “Ibrahim Rugova” në Kamëz, kur ka përplasur furgonin e policisë, që patrullonte me 20 km/orë në anë të rrugës.
I riu ka tentuar të parakalojë furgonin, por për shkak të shpejtësisë ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me mjetin e policisë, duke shkaktuar vdekjen e punonjësit të policisë, Ervin Haxhiaj dhe plagosjen e dy kolegëve të tij, Besmir Voji, dhe Neil Hoxha.
Djali i ish-deputetit socialist nuk ka pësuar lëndime, dhe është shoqëruar në komisariatin e policisë.
Ndërkohë, policët e plagosur po marrin mjekim në spital, prej ku mësohet se gjendja shëndetësore e efektivit Neil Hoxha është përmirësuar gjatë natës, ndërsa kolegu i tij Besmir Voji ndodhet në pavionin e Neurokirurgjisë, në gjendje të rëndë.
KOHA JONË SONDAZH

