Aksidenti në Kamëz, homazhe për policin që humbi jetën. Mjekët: Gjendja e dy policëve e përmirësuar
Mjekët e Spitalit të Traumës në Tiranë kanë deklaruar se policët të cilët mbetën të plagosur një ditë më parë nga një aksident sot ndodhen në gjendje më të mirë shëndetësore.
Mjekët thanë se efektivi Neil Hoxha erdhi me fraktura në shtyllën korrizore dhe në kokë, por sot gjendja e tij është më e përmirësuar.
Mbrëmjen e djeshme, 25 shtator efektivi Ervin Haxhiaj mbeti i vdekur nga aksidenti, ndërsa u plagosën dy kolegët e tij Besmir Voi dhe Neil Hoxha.
Aksidenti ndodhi kur furgoni i patrullës së policisë vendore ka qenë duke patrulluar kur është përplasur nga pas nga një fuoristradë tip “Lexus” me targa TR 8788T që po lëvizte me shpejtësi të lartë.
Ndërkohë, në Komisariatin Nr.5 në Tiranë do të zhvillohen sot homazhe, nga ora 12:30 deri në 14:00, për të nderuar policin Ervin Haxhiaj.
KOHA JONË SONDAZH

