Aksidenti në Malin e Zi, të plagosurit vizitohen nga ministri Beqaj, nis kthimi në Shqipëri

Aksidenti i rëndë i një grupi turistësh shqiptarë ku për pasojë humbi jetën një vajzë e re mbrëmjen e së premtes në Urën e Mërkotit në Tivar të Malit të Zi, ka ngritur në alarm shtetin shqiptar. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ndodhej prej mbrëmjes së djeshme në spitalin e Tivarit, ku po u jepet ndihma e parë të plagosurve. Turistët e përfshirë në këtë aksident do të kthehen me grupe në Shqipëri. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj  ka vizuar 32 të lënduarit, prej të cilëve dy në gjendje më kritike, por jashtë rrezikut për jetën. Të plagosurit ishin turistë nga zona të ndryshme të Shqipërisë dhe kishin vizituar Dubrovnikun, qytet turistik në Kroaci, në një tur tre-ditor. Vajza që humbi jetën quhej Orenca Kuca. Ministri Beqaj njoftoi se sot në orën 10:00, mjekët malazezë dhe ata shqiptarët të ardhur nga Tirana, janë mbledhur për të vendosur se cilët nga turistët mund të kthehet në Shqipëri me mjetet e veta dhe cili prej tyre me autoambulancë. –  “ Ne jemi vënë në kontakt të menjëhërshëm me autoritetet kompetente malazeze, në bashkëpunim me ambasadën tonë në Podgoricë. ndërkohë, përveç një humbjeje jete tragjike, të lënduarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Një është transportuar për në spitalin e Podgoricës, të tjerët janë këtu. dy prej tyre kanë dëmtime jo të lehta, por përsëri janë jashtë rrezikut për jetën. Dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të falënderuar autoritetet policore malazeze e sidomos ato shëndetësore në spitalin e Tivarit, për ndihmën shumë të mirë që dhanë, gjë që e pashë vetë por edhe ma thanë me gojën e tyre, të lënduarit. Të shtunën, në orën 10:00, kolegjiumi i mjekëve do të bëjë një vlerësim të gjendjes. Kemi marrë masat – një pjesë e drejtuesve tanë do të jetë këtu – për të vendosur se kush nga të lënduarit do të transportohet vetë, sepse nuk kanë probleme dhe kush me autoambulancë.” .

Ledio Qaniu, një nga udhëtarët që nuk pësoi dëmtime nga aksindeti sqaroi ngjarjen:  – “Shoferi donte të haptë krahun për një makinë që kishim nga mbrapa për parakalim. Bëri në krah të djathtë. Jo se kishte shumë faj, s’kishte çfarë bënte dhe shoferi…I rrëshkiti goma e djathtë e pasagjerit dhe mori saltro dy-tre herë. Nuk ishim me shpejtësi. Ishim shumë ngadalë. Unë isha dy sedilje prapa shoferit. Autobusi qe plot, ishim në Dubrovnik tre ditë. Ishim nga të gjitha rrethet,” – theksoi një nga udhëtarët e aksindetit. Duhet theksuar se edhe autoritetet malazese, që nga kreu u Komunës së Tivarit, policia dhe stafi mjekësor, janë treguar në lartësinë e duhur, për t’i dhënë ndihmën e parë të aksidentuarve shqiptarë.

Lista e pasagjerëve

Remzi Nurka, Jarina Radovani, Aleks Manoli, Jomida Deda, Arber Taledhi, Jani Qendro, Ermal Dhembo, Nurina Kaca, Sheri Reka, Edona Mulla, Jymir Xatoksi, Eralda Meho, Durja Canaj, Ndue Camaj, Ariela Qendro, Kristofor Moviti, Sibela Feti, Klevik Peskani, Irena Nurka, Nesad Didrek, Kriselda Veisi, Marika Hormoviti, Luljeta Camaj, Klavdia Ndreu, Iman Kaca, Leonora Ndreu, Neshat Ndreu, Ejdon Kuca, Elisa Kuca, Enadija Kuca dhe Doruntina Kuca.

 

SHKARKO APP