Aksidenti në Sukth/ Zbardhet e vërteta, e gjitha për tekën e 36 vjeçarit

Aksidenti tragjik i shkaktuar nga Dashnor Deliallisi, dy ditë më parë në Sukth, ku humbën jetën ai dhe tri vajza, është shkaktuar në një kohë kur i riu nuk po ndiqej nga Policia, por për kapriço të tij. Deliallisi mësohet se ka hyrë kundërvajtje në autostradën Tiranë-Durrës thjeshtë me arsyen për të mbërritur sa më shpejt në destinacion.

Një patrullë prej 4 punonjësish policie gjendej me kërkesë të Drejtorisë së Tiranës pranë një karburanti në drejtimin Tiranë-Durrës. Patrulla ishte e përbërë nga dy punonjës të Policisë Rrugore dhe dy të Rendit. Ishin këta policë që konstatuan në orën 04:00 të mëngjesit  të së enjtes të ecte drejt tyre një automjet që lëvizte në sens të kundërt dhe me shpejtësi të madhe.

Menjëherë është lajmëruar salla operative e Policisë së Durrësit, ndërkohë që një tjetër automjet që i ka shpëtuar përplasjes me makinën tip “Benz” të Dashnor Deliallisit lajmëroi patrullën për lëvizjen në sens të kundërt të një mjeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Patrulla e Policisë ka kaluar mbi mbikalimin e Fllakës dhe sapo ka zbritur nga mbikalimi në autostradë është lajmëruar në radio për aksidentin e ndodhur në Sukth.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas policisë, dy janë mundësitë nga ku ka hyrë në autostradë Dashnor Deliallisi. Ai mund të ketë hyrë nga Ura e Dajlanit, ose nga mbikalimi i serave që lidh zonën e Shkozetit me ish-Kënetën. shkruan ‘DurrësLajm’.

Sipas policisë më shumë mundësi ka të ketë kaluar nga mbikalimi i serave, pasi mund të ketë qenë në ndonjë lokal nate aty pranë.

Nën efektin e alkoolit apo të drogave, Deliallisi mund të ketë dashur të mbërrinte me shpejtësi në destinacionin e tij dhe për këtë ka gjetur si zgjidhje më të shkurtër ecjen në sens të kundërt. Ai ka ecur rreth 12 km në sens të kundërt përpara se të përplasej me vajzat.viktimat

Sipas policisë së qarkullimit, mund të ishte shmangur aksidenti tragjik nëse nuk do të kishte kthesë në atë vend, sepse kjo e fundit nuk i ka dhënë fushëpamje as vajzave dhe as “kamikazit” për të shmangur përplasjen. Nga aksidenti tragjik i orëve të para të mëngjesit të së enjtes humbën jetën katër persona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?