Aksidenti në tunelin e Kërrabës/ Përplasi efektivin e policisë nën efektin e drogës, arrestohet 21-vjeçarja

Drejtuesja e mjetit që përplasi policin i cili po dokumentonte një aksident në aksin Tiranë-Elbasan një natë më parë ka rënë në prangat e policisë.

Efektivi i policisë ndodhej në terren duke dokumentuar përplasjen e dy mjeteve në tunel, ku u raportuan vetëm dëme materiale.

Nuk dihet ende gjendja e efektivit të policisë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasen S. Sh., 21 vjeçe, banuese në Elbasan. Më datë 14.11.2024, rreth orës 21:15, në fshatin Ibë, kjo shtetase, duke drejtuar automjetin, dyshohet në efektin e lëndëve narkotike, ka aksidentuar një punonjës të Komisariatit të Policisë Rrugore në shërbim, i cili ishte po kryente veprimet procedurale për një aksident”, njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?