Aksidenti në Velipojë, shoku: Artenisa është kushërirë me Kolën jo e fejuara
Aksidenti rrugor në Velipojë që i mori jetën katër të rinjve, dy shqiptarëve dhe dy italianëve, ka zbardhur të tjera detaje. Në fillim u raportua se drejtuesi i makinës Besmir Kola, që humbi jetën do t’u martonte me 14 gusht me vajzën e cila gjendesh në makinë, ku edhe ajo humbi jetën. Shoku i Kolës ka sqaruar për portalin ‘Jeta osh qef’ se vajza që humbi jetën Artenisa Peraj, ishte kushërira e Besmirit dhe jo e fejuara e tij.
Shoku i Besmirit ka treguar se ai ishte i fejuar me një vajzë nga Rrësheni prej 5 vitesh dhe me 14 gusht kishin planifikuar ditën e martesës. Pra Besmiri dhe Artenisa, kanë qenë kushërinj dhe kjo e fundit, e cila banonte në Itali bashkë me familjen, kishte ardhur në Shqipëri për të shpallur fejesën me të riun italian Giogio.
“Të ndjerin Bes e kam pasur shok të afërt. Besi me Artenisën ishin kushërinj. Familja e Artenisës në momentin e aksidentit ka qenë në Itali në punë. I ati i Nisës punon me një peshkarexh edhe e ëma në shtëpi. Ndërsa Artenisa kishte ardhur për dasmën e Besit, me të fejuarin e saj me Giogion. Ndërsa për atë të paidentifikuarin as ne nuk e dimë. Ju kërkoj falje për vonesat por jemi në mort me kuptoni, besoj. Artenisa ishte e fejuar me Giogion, por akoma nuk e kishin shpallur për familjarët, kishte ardhur me pushime dhe për dasmën e Besit dhe do ta shpallte edhe fejesën”, ka thënë shoku i viktimës.
Gjithashtu shoku i 39-vjeçarit ka treguar se Besi kishte marrë në Velipojë një klub nate me qira, në të cilin do të punonte gjatë sezonit veror dhe për të shkuar në disko ishte nisur rreth orës 1 mëngjesit, ndërkohë aksidenti ka ndodhur në 2:30.

KOHA JONË SONDAZH

