Aksidenti tragjik/ Humb jetën në spital babai i ministres Adea Pirdeni! Në pranga 31-vjeçari

Luan Pirdeni, babai i ministres Adea Pirdeni, është ndarë nga jeta pas një aksidenti fatal këtë të enjte. 87-vjeçari nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra. I moshuari po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga një motomjet dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Policia ka vënë në pranga është vënë drejtuesi i motomjetit, 31-vjeçari Sejdi Milla, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën ”Bardhyl” në Tiranë. Ministrja Adea Pirdeni ka qenë pranë tij gjatë këtyre momenteve në spital. Më herët, deputetët ndërprenë mbledhjen e Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet, sepse thanë se gjendja shëndetësore e babait të ministres ishte shumë e rëndë dhe disa prej tyre po shkonin atje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i Policisë

Swiss Digital Mobile Reklama

Tiranë-Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P., 87 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?