Aksidenti tragjik në Sukth, vdesin 3 vajza dhe 1 djalë – FOTO/VIDEO
Një aksident i rëndë tronditi vendin këtë mëngjes, ku 4 të rinj humën jetën ne nje aksident automobilistik në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja e rëndë u regjistrua ne afërsi të Sukthit rreth orës 4:15 minuta të mëngjesit të sotëm (13 tetor)
Viktimat janë tre vajza dhe një djalë, i identifikuar si Dashnor Deliallisi nga Durrësi. Të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar në mjete të ndryshme. Mësohet se makina ku udhëtonte djali ka qenë me shpejtësi të madhe dhe në krah të kundër, duke shkaktuar edhe aksidentin tragjik.
Policia thotë se dy nga viktimat vajza janë drejtuesja e mjetit G.SH 23 vjeçe nga Saranda dhe pasagjerja I.B. 33 vjeçe, banuese në Tiranë. Ndërsa nuk janë identifikuar ende dy vajzat e tjera pasagjere.
Siç shihet edhe në pamje, të dyja makinat janë shkatërruar plotësisht, ajo çka ka mbetur janë vetëm pjesë metalike të makinave.
Informacioni paraprak i policisë sqaron se: Më datë 13.10.2016, ora 04:15, në autostradën Tiranë – Durrës, Sukth, mjeti tip Benz me targa AA 979 GV, me drejtues shtetasin D.D. 36 vjeç, banues në Durrës është përplasur me mjetin tip Benz me targa AA 694 IL, në pronësi të shtetases G.Sh. 23 vjeçe, banuese në Sarandë. Për pasojë kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjere të seksit femër në mjetin me targa AA 694 IL.Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesia e mjetit me targa AA 694 IL ka qenë shtetësia G.Sh. dhe njëra nga pasagjeret shtetësia I.B. 33 vjeçe, banuese në Tiranë. Tre shtetaset të seksit femër kanë qenë në të njëjtin mjet. Policia ndodhet në vendngjarje, të cilët po vijojnë punën për identifikimin e viktimave dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Në vijim do ju mbajmë në korent për çdo të dhënë të re.
Foto e Video te marra nga agjencite e lajmeve News 24 dhe Ora News


KOHA JONË SONDAZH

