Aksidenti tragjik, shefi i Traumës jep detajet: 5 persona në operacion, mes tyre 2 shtetas të huaj
Shefi i Spitalit të Traumës, Agustin Suma tregon se janë pesë pacientë po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa dy prej tyre janë shtetas të huaj ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. ”5 pacientë po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Dy prej tyre janë shtetas të huaj dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Pesë pacientë të tjerë janë në gjendje të stabilizuar dhe sipas ekipit mjekësor, nuk paraqesin rrezik për jetën”,-u shpreh ai.
Sipas shefit mes të lënduarve ndodhen edhe dy të mitur. “Kemi edhe dy të mitur. Njëri është në gjendje të stabilizuar, ndërsa tjetri po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale”,-deklaroi shefi i Spitalit të Traumës.
Viktimë e aksidentit që u shënua këtë të martë në autostradën Tiranë-Durrës të autobusit që vinte nga Berati mbeti vetëm shoferi Redion Hasimi. Policia e Shtetit ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shoferi i mjetit ka pësuar infarkt dhe ka humbur kontrollin e mjetit.
KOHA JONË SONDAZH

