Aksidenti tragjik, Zhupa në Kuvend: E përdorni policinë për vota, i keni betonuar qytetarët

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa thotë se Kuvendi dhe qeveria kanë dështuar në prodhimin e ligjeve që i shërbejnë komunitetit. Ajo theksoi se qeveria duhet të ndërtojë parqe dhe hapësira të tjera komunitare nëpër qytete, duke iu referuar rastit tragjik të ndodhur në Durrës, ku dy të mitur humbën jetën në një aksident rrugor.

“Ky Kuvend nuk mund të mjaftohet vetëm me një minutë heshtje për një ngjarje tragjike dhe të paralajmëruar. Kuvendi nuk mund të bëjë politikë me vdekjen, por duhet të hartojë politika që u shërbejnë qytetarëve. Kemi dështuar të gjithë, sepse nuk po arrijmë ta ngremë këtë Kuvend në një institucion që prodhon ligje në shërbim të qytetarëve.

Nuk mund të kujtohemi të flasim për Kodin Rrugor apo atë Penal vetëm kur ndodh një vdekje. Kur e keni parë Policinë e Shtetit të kujdeset për nevojat e komunitetit? Ky është dështimi i parë i një qeverisjeje që e ka parë atë si një mjet force për synimet e veta elektorale. Qytetet tona janë kthyer në fjetore, ku mund të flesh vetëm në shtëpi dhe nuk mund të ndërtosh asnjë jetë komunitare. Janë qytete pa sheshe, pa kënde lojërash, pa lulishte. Në rrugë mund të gjesh gjithçka, por asgjë që lidhet me komunitetin dhe ndërtimin e hapësirave të përbashkëta. Qëllimi ka qenë betonizimi i çdo hapësire, jo mirëqenia e fëmijëve, prindërve apo të moshuarve: ku do të jetojnë dhe si do ta kalojnë ditën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komuniteti i Durrësit shpreh të njëjtin shqetësim: se e kanë paralajmëruar policinë, por nuk ka reaguar askush. Nëse kemi një grup, siç është ai i miqve të fëmijëve, nuk duhet të bashkohemi vetëm për të kërkuar një minutë heshtje, por për të kërkuar ndryshime në Kodin Rrugor dhe Penal, dhe mbi të gjitha për të ndryshuar mënyrën se si përdoren institucionet në shërbim të interesave të ngushta. Kështu jeni krijuar dhe kështu e mbani pushtetin. Kur ndodhin ngjarje të tilla, na i kurseni ngushëllimet tuaja, sepse nëse doni të bëni diçka, i keni votat dhe mundësinë për ta bërë”, u shpreh Zhupa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?