Aksidentohen dy mjete në Fushë Krujë, dy të arrestuar. Policia jep detajet

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy drejtues mjetesh, njëri prej tyre shtetasi N. R., 43 vjeç, banues në Borizanë, Fushë Krujë.

Sipas policisë, në rrugën dytësore Borizanë – Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin “Volkswagen”, 43-vjeçari është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin F. V., 45 vjeç.

Për pasojë janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pranga ra edhe L. T., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 14, Durrës, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?