Aksidentohen katër makina në Lezhë-Shkodër, disa të plagosur në spital

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Sipas njoftimi të policisë, bëhet me dije se 4 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku janë shënuar disa të plagosur.

Ta plagourit janë nisur për ndihmën e parë në spital teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rreth orës 17:25, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në fshatin Mabë, ka ndodhur një përplasje automjetesh ,ku për pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Shkodër dhe Lezhë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?