Aksidentohet familja e ish-zv/ministrit të Brendshëm, humb jetën i biri 11-vjeçar

Familja e ish-zv/ministrit të Brendshëm, Avenir Peka është përfshirë mbrëmjen e sotme në një aksident tragjik, në afërsi të Kopshtit Botanik në Tiranë. Burime nga policia bëjnë të ditur se automjeti tip “Chrysler” me targë AA200AR, me të cilin udhëtonin bashkëshortja e Pekës, dy djemtë e tij dhe një tjetër fëmijë, është goditur nga pas nga një makinë tip “Benz” me targa angleze. Si pasojë e përplasjes të dyja mjetet kanë përfunduar në një gropë në anë të rrugës e cila është ende në ndërtim e sipër.

Përplasja ka qenë e fuqishme, aq sa njëra nga mjetet është përmbysur. Mësohet se viktimë ka mbetur 11-vjeçari Rubin Avenir Peka, ndërsa të plagosurit janë nëna dhe vëllai i tij, Enkelejda Peka dhe 8-vjeçari I.Peka. Gjithashtu i lënduar është edhe një fëmijë 11-vjeçar, i identifikuar si A.Bylykbashi dhe dy vajza që udhëtonin me automjetin tip “Benz”, të cilat nuk janë identifikuar ende.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimi zjarrfikës dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.

Shoferja 26 vjecare e makines angleze Uerda Cota qe shkaktoi aksidentin e vdekjes eshte arrestuar nga policia ne oret e vona te nates.

SHKARKO APP