Aksidentohet një person me biçikletë në Fier, ndërron jetë në spital

Një person ka humbur jetën në orët të mbrëmjes së sotme pas një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Seman-Fier.

Policia ka bërë të ditur se një automjet ka aksidentuar shtetasin R.K, 66 vjeç, banues në Dermënas, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë është dëmtuar shtetasi R.K, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?