FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aksidentohet për vdekje 65-vjeçari, shoqërohet në polici drejtuesi i mjetit

Foto ilustruese

Një 65-vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një automjet në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore,në fshatin Otllak.

Gramoz Zani, në gjendje të dehur i ka prerë rrugën automjetiti, tip Benz E-Class,me targa AA 973 YJ dhe pas përplasjes ka përfunduar në asfaltin e rrugës.

Ai është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të mjekëve të Repartit të Urgjencës, ka ndëruar jetë pak minuta më vonë. Pas aksidentit të rëndë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin A.H.  Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë rrugore, të cilët po hetojnë rreth shkaqeve të aksidentit në këtë aks problematik ku nuk ka as sinjalistikë rrugore, as vija të bardha dhe as ndriçim. Mësohet se viktima Gramoz Zani ishte një person i braktisur, i alkolizuar dhe që jetonte prej kohësh rrugëve në zonën e Kombinatit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?