Aksidentohet për vdekje një grua shqiptare në Itali

Është shqiptare gruaja e vdekur sot në mesditë pasi është goditur nga një makinë në rrugën Pontecurone në Valenza. Viktima quhet Suzana Methasani, 57 vjeç, banore në Valenza.

Ajo vdiq pasi u godit nga makina e drejtuar nga një 81-vjeçar, edhe ai banor i qytetit. Aksidenti ndodhi në kalimin e këmbësorëve midis dy godinave të Institutit Cellini.

SHKARKO APP