Aksidentoi 14-vjeçarin në Shijak dhe u largua nga vendngjarja, kapet shoferi
Aktualitet E Shtunë, 10 Korrik 2021 17:41
Një 61-vjeçar ka rënë në pranga pasi ka aksidentuar një 14-vjeçar.
Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë me dije se dje Iljaz Tabaku, banues në Shijak, teksa drejtonte mjetin tip ‘Reno’ ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale M.V., i cili pas mjekimit të marrë është larguar për në banesë.
Fill pas aksidentit Tabaku është larguar nga vendi i ngjarjes, por është identifikuar dhe kapur menjëherë nga uniformat blu./BW

