Aksidentoi 3-vjeçarin për vdekje dhe u largua. Arrestohet 48-vjeçari

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit, pas përfshirjes në një aksident tragjik gjatë së cilit mësohet të ketë humbur jetën një fëmijë 3-vjeç. Sipas policisë, shtetasi i identifikuar me iniciale A.H gjatë drejtimit të mjetit të tij tip “Benz” ka goditur një fëmijë 3 vjeç, i cili ka humbur jetën. Menjëherë pas ngjarjes 48 vjeçari mësohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ishte në ndjekje të tij.

“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor në përfundim të veprimeve të para hetimore, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit: A.H, 48 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Ura Vajgurore. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se në fshatin Drenovicë, shtetasi A.H, duke drejtuar mjetin tip Benz ka goditur një fëmijë 3 vjeç, i cili ka humbur jetën. Pas aksidentit drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Seksioni për të Mitur, për veprime të mëtejshme”,- njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?