Aksidentoi 5 të rinj, Prokuroria 18 vite burg për drejtuesin e mjetit

Prokuroria e Shkodrës kërkon dënimin me 18 vjet burg për shtetasin Prend Ndreca, i akuzuar për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e 5 personave, ngjarje e ndodhur në 22 tetor 2013 në aksin rrugor Shkodër Lezhë.

Në bazë të hetimit, rezulton se në datën 22.10.2013 rreth orës 01.10 është njoftuar salla operative se në vendin e quajtur Kryebushat, në rrugën nacionale Shkodër-Lezhë ka ndodhur një aksident automobilistik. Automjeti kamion, me targa PU 1463 A, drejtuar nga i pandehuri Prend Ndreca, me drejtim lëvizje KryeBushat- Tiranë, është përplasur me automjetin BMW me targa SH 1818 E, me drejtim lëvizje Tiranë-Shkodër, drejtuar nga shtetasi Osman Meraja. Per pasojë, kanë vdekur shtetasit Osman Meraja, Rael Duli, Xheni Anamali, Orlend Mreca dhe Ledio Pinari, të cilët udhëtonin në mjetin BMW. Në përfundim të hetimit, prokuroria ka krijuar bindjen e arsye në prova se personi i akuzuar është përgjegjës për vdekjen e 5 të rinjve.

 

SHKARKO APP