Aksidentoi këmbësorin, pranga shoferit në Elbasan

Pasditen e djeshme, me automjetin që drejtonte i dehur, përplasi 1 këmbësor dhe 1 mjet bujqësor të parkuar, dhe u largua nga vendngjarja, identifikohet dhe kapet 44-vjeçari.

Në pranga dhe një 55-vjeçar që ishte pasagjer në automjet, në momentin e aksidentit, dhe nuk e kallëzoi rastin. Gjendet dhe sekuestrohet automjeti i 44-vjeçarit, i përfshirë në aksident.

Nga veprimet e deritanishme dyshohet se me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, 44-vjeçari ka përplasur këmbësorin, 56 vjeç, dhe 1 mjet bujqësor të parkuar, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. 56-vjeçari aktualisht është në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës.

Në vijim të këtyre veprimeve, u vu në pranga, për moskallëzim të krimit, 55 vjeçarin, pasagjer në automjetin e 44-vjeçarit, në momentin e aksidentit.

SHKARKO APP