Aksidentoi për vdekje 2 fëmijë në Durrës, lihet në burg shoferi 57-vjeçar

Nikoll Radaçi autor i aksidentit me 2 fëmijë viktima, është lënë në burg nga Gjykata e Durrësit. Në gjykatë ai qëndroi brenda kafazit të qelqetë ndërsa nuk ka thënë asnjë fjalë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e 3 majit në lagjen nr.15 të Durrësit. 3 fëmijë ishin duke luajtur me top në trotuar teksa Radaçi, i cili po ngiste makinën në gjendje të dehur, i mori përpara me shpejtësi skëterrë. 2 prej tyre, E. Muçaj, 12 vjeç dhe K. Nikolli, 10 vjeç ndërruan jetë, ndërsa fëmija tjetër 8 vjeç, arriti të mbijetojë, por me plagë të rënda.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?