Aksidentoi për vdekje 25-vjeçaren në Durrës, arrestohet shoferi i trajlerit nga Kosova

Një ditë pas aksidentit me vdekje në Durrës të punonjëses së Portit Arkineda Haskasa është arrestuar shoferi i trajlerit.

Policia bën me dije se shoferi është F.K, 39 vjeç me banim në Malishevë të Kosovës i cili në ambientet e portit shtypi me trajlerin e tipit ”Man” 25-vjeçaren.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Swiss Digital Desktop Reklama

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 26 vjeç, banues në Sallmone, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 39 vjeç, banues në Malishevë, Kosovë, pasi më datë 07.01.2021, në ambientet e portit, duke drejtuar mjetin tip “Man” (trailer), ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?