Aksidentoi për vdekje 39-vjeçaren, arrestohet drejtuesi i mjetit!
Policia ka arrestuar 57-vjeçarin P.M, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin fatal ku humbi jetën 39-vjeçarja Nertila Abazaj.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë në aksin rrugor Levan–Tepelenë, në kryqëzimin që lidh fshatin Varibop me autostradën.
57-vjeçari është arrestuar për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen.
Ai drejtonte furgonin që u përplas me automjetin e 39-vjeçares.
Përplasja ndodhi në momentin kur makina e Abazajt doli nga rruga për të hyrë në autostradë.
Nertila Abazaj humbi jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i furgonit P.M dhe pasagjeri S.R mbetën të plagosur dhe ndodhen në spital, por sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

