Aksidentoi për vdekje 59-vjeçarin në Durrës dhe fshehu automjetin, arrestohet 34-vjeçari

Një 34-vjeçar ka aksidentuar për vdekje një 59-vjeçar në Durrës dhe më pas është larguar nga vendngjarja dhe ka fshehur automjetin e tij.

Më 25 gusht 34-vjeçari F.K nga Shijaku përplasi me makinë një 59-vjeçar J.M nga Sukthi dhe për mos rënë nën prangat e policisë u largua nga vendngjarja. Policia arriti të gjente dhe automjetin e fshehur në Shijak, ku më pas u bllokua.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?