Aksidentuan për vdekje gardianët në Korçë-Bilisht, pranga drejtuesve të automjeteve

Policia e Korçës ka prangosur sot dy drejtuesit e automjeteve të cilët kanë shkaktuar aksidentin automobilistik të një dite më parë ku humbën jetën dy efektivë të burgut të Drenovës.

Siç raporton policia e qytetit jug-lindor, në pranga kanë rënë N.A, 54-vjeç, dhe Neki Taipi, 22-vjeç,pasi, dje në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, duke drejtuar përkatësisht mjetin autoveturë tip “Skoda”, me targë AA 251 FX dhe mjetin furgon tip “Benz”, me targë AA 519 FX, janë përplasur me njëri-tjetrin ku për pasojë kanë gjetur vdekjen: F.I, 53 vjeç dhe A.B, 54-vjeç,  të dy pasagjerë në mjetin me targa AA 251 FX.

Nga ky aksident kanë pësuar dëmtime fizike drejtuesi i mjetit tip “Skoda” N.A  dhe L.K, 48-vjeç, pasagjer në të njëjtin mjet, të cilët po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksidenti i djeshëm ndodhi në mesditë kur efektivët e burgut të Drenovës po ktheheshin nga ceremonia mortore e kolegut të tyre në aksin rrugor Korçë-Bilisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia:

Në vijim të informacionit paraprak datë 19.10.2016, i cili bën fjalë për një aksident rrugor ndodhur pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, ju bëjmë me dije se :

Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :

N.A, 54 vjeç, banues në Pogradec dhe

Neki Taipi, 22 vjeç, banues në fshatin Dvoran.

Arrestimi i tyre u bë pasi, dje në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, duke drejtuar përkatësisht mjetin autoveturë tip “Skoda”, me targë AA 251 FX dhe mjetin furgon tip “Benz”, me targë AA 519 FX, janë përplasur me njëri-tjetrin ku për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit : F.I, 53 vjeç, banues në Vlorë dhe shtetasi A.B, 54 vjeç, banues në Fushë-Krujë, të dy pasagjerë në mjetin me targa AA 251 FX.

Gjithashtu kanë pësuar dëmtime fizike drejtuesi i mjetit tip “Skoda” shtetasi N.A  dhe shtetasi L.K, 48 vjeç, banues në Korçë, pasagjer në të njëjtin mjet, të cilët po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë,  për veprën penale: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i kodit Penal./Report Tv/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?