Aksi*ent i r*ndë në Kosovë, treni i udhëtarëve për*laset me furgonin, 2 të vd*kur. Policia jep detaje
Një aksident i rëndë rrugor u shënua mbrëmjen e së shtunës në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës në Kosovë.
Një tren udhëtarësh përplasi një minibus e si pasojë humbën jetën 2 persona.
Aksidenti u shënua rreth orës 18:10 minuta të 9 marsit 2024.
“Nuk ishte ndalur te shenja STOP”, Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Klinë ku mbeten të vdekur dy persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në Krushevë të Klinës ku kanë mbetur të vdekur dy persona, një burrë dhe një grua.
Policia e Kosovës në raportin e saj njëzetekatër orësh ka dhënë deaje për këtë aksident.

Në njoftim thuhet se shoferi, tashmë i ndjerë nuk e kishte ndalur veturën te shenja ‘STOP’, në aksident është përfshirë treni.
“Krushevë e Madhe, Klinë / 09.03.2024 – 18:10. Një mashkull dhe një femër kosovar-e kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur midis automjetit (furgon) që po udhëtonin dhe një treni. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit (i vdekuri) nuk e ka ndaluar automjetin në shenjën STOP para vendkalimit mbi hekurudhë me ç’rast është goditur nga treni. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Express