FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aksion antidrogë në Vlorë, arrestohen 5 persona, mes tyre dy shtetas italianë

Një operacion i Policisë së Vlorës ka çuar në goditjen e një rasti të dyshuar të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonat turistike të qytetit bregdetar. Në kuadër të aksionit, pesë persona janë arrestuar në flagrancë, mes të cilëve edhe dy shtetas italianë.

Sipas policisë, gjatë operacionit të koduar “WEST” janë sekuestruar rreth 700 doza me lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, të cilat dyshohet se ishin përgatitur për t’u shitur në ambiente të frekuentuara si plazhe dhe lokale, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Operacioni është zhvilluar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë. Hetimi nisi pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për disa persona që dyshohej se transportonin dhe shpërndanin lëndë narkotike në qytetin e Vlorës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pranga kanë rënë shtetasit N. K., 20 vjeç, R. H., 20 vjeç, dhe M. M., 23 vjeç, të tre banues në Lezhë, si dhe dy shtetas italianë, C. L., 42 vjeç, banues në Romë, dhe C. S., 37 vjeç, banues në Palermo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas hetimeve paraprake, pesë personat u lokalizuan në zonën e Zvërnecit. Gjatë kontrollit të tyre, të automjetit që përdornin dhe të banesës ku qëndronin në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, policia gjeti dhe sekuestroi doza të përgatitura për shitje të lëndëve narkotike si “Tusi”, “Ketaminë”, “MDMA”, kokainë, ekstazi dhe kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve u sekuestrua një shumë parash, që dyshohet se vinte nga aktiviteti kriminal, si dhe 8 telefona celularë që do t’i nënshtrohen hetimit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj të arrestuarve rëndon dyshimi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?