Aksion i gjerë në Theth, Bashkia Shkodër rikthen pamjen dhe funksionalitetin e qendrës historike

Bashkia Shkodër, me të gjitha strukturat dhe ndërmarrjet e saj, ka ndërmarrë një aksion intensiv në qendrën historike të Thethit, për të rikthyer imazhin dhe funksionalitetin e kësaj zone ikonike të Alpeve shqiptare.

Deri tani janë evaduar dhe larguar rreth 500 m³ beton, ndërsa puna vijon pandërprerë me kapacitete të plota.

Sipas Altin Salihit, Drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Punëve Publike, ndërhyrja është një prioritet për Bashkinë Shkodër dhe nuk do të ndalet derisa qendra e Thethit të rikthehet në gjendjen e saj të mëparshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vëmendja e Bashkisë është përqendruar maksimalisht në Theth. Të gjitha strukturat ë dhe punonjësit janë në terren, të angazhuar për sistemimin dhe pastrimin e zonës. Janë katër grupe pune, 7 fadroma, dhjetëra makineri të tonazhit të rëndë dhe mbi 60 kamionë në operacion. Ky aksion synon jo vetëm pastrimin fizik të inerteve, por edhe rikthimin e identitetit dhe vlerave natyrore e historike të një prej destinacioneve më të rëndësishme turistike të veriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?