Aksion i madh në Korçë, arrestohen 5 zyrtarë të pyjeve, nën hetim 5 persona të tjerë

Një aksion i madh policor ka çuar në pranga 10 persona, në Korçë, 5 prej të cilëve janë punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.

Sipas policisë, zyrtarët e arrestuar akuzohen për “shpërdorim detyre”, pasi kanë lejuar prerjen e pyjeve në zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Prespës, duke shkaktuar dëme të rënda të kësaj zone.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Korçë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Prespa”. Operacioni nga DVP- Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë, pas një hetimi 1 mujor. Procedohen dhe arrestohen 10 persona për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në pranga 5 punonjës të Agjensisë së Zonave të Mbrojtura në Qarkun Korçë dhe 1 prej tyre ndiqet në gjendje të lirë. Procedohen edhe 4 shtetas të tjerë, të cilët u kapën duke prerë në mënyrë të paligjshme pyjet, në zonën e mbrojtur.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe Njësinë Operacionale të Rendit Publik, pas një hetimi 1 mujor dhe në kuadër të procedimit penal nr.1086, me qëllim goditjen e veprimtarisë të paligjshme të prerjes së pyjeve, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Prespa”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• O.D, 38 vjeç, banues në Korçë (me detyrë përgjegjës monitorimi pranë Agjensisë së Zonave të Mbrojtura në Qarkun Korçë)

• V.M, 58 vjeç, banues në fshatin Gollomboç, Liqenas (me detyrë përgjegjës menaxhimi pranë AZM)
• E.L, 48 vjeç, banues në Korçë (me detyrë roje pranë AZM)
• A.V, 43 vjeç, banues në Goricë të Madhe, (me detyrë roje pranë AZM)
• V.J, 65 vjeç, banues në Goricë të Madhe, (me detyrë roje pranë AZM)
• Filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit E.A, 34 vjeç, banues në Korçë, (me detyrë roje pranë AZM).

Gjashtë shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke mos zbatuar procedurat ligjore të kontrollit për zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Prespës, ku në ngastrat 51 e 52 të së cilës, kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve, duke shkaktuar dëmtime të rënda të kësaj zone.

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje, filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj 4 shtetasve, M.S; D.B; J.N dhe D.S, të cilët u kapën në flagrancë duke prerë lëndë drusore pa leje, në zonën e mësipërme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 50 m sterë dru, 4 mjete, si edhe 5 copë motorsharra.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?