Aksion i rreptë i policisë, për kontrollin e mjeteve lundruese

Pas aksidentit të djeshëm të Himarë, ku një turist Rus humbi jetën pasi skafi i kaloi mbi trup, burime pranë policisë së Vlorës bëjnë me dije se; Policia Kufitare e Vlorës, ka nisur një aksion për kontrollin e të gjitha mjeteve lundruese.

Raportohet se gjatë kontrollit ka pasur kundërshtime nga operatorët turistik, pasi në bord të këtyre mjeteve ndodhen shumë turistë. Lidhur me këtë, policia e Vlorës ka sqaruar se këto kontrolle janë rutinë nga policia kufitare dhe bëhen thjesht për procedurë.

“Nëse do ketë probleme apo nëse do konstatohen paligjshmëri do t’ju behet me dije në vijim ose në ditët më pas” informon policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia për ngjarjen në Himarë bëri përgjegjës autoritetet vendore pasi nuk kanë marrë masa ndaj mjeteve ujore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?