Aksion në të katër anët e Shqipërisë, 4 të dënuar nga gjykata në pranga

I fshiheshin drejtësisë, por bien më në fund në prangat e policisë. Policia e Shtetit bëri të ditur sot se, në Shkodër u kap shtetasi Alban Ballçiti, 21-vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim për “vrasje të mbetur në tentativë”. Ai u arrestua sepse ishte i dënuar me 6 vjet burg nga Gjykata e Apelit në Shkodër.

Në Ersekë u ndalua shtetasi tjetër në kërkim Ardian Mimini, 53 vjeç, banues në fshatin Qinam. Sipas policisë, “Gjykata e Apelit në Korçë, në fillim të këtij viti, e ka dënuar atë me 5 vjet burg, për ‘prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake’ si dhe ‘vrasje nga pakujdesia”, – sqaron Policia e Shtetit.

Në Pikën e Kalimit të Goricës, në Korçë, në dalje u kap një 22-vjeçar nga kryeqyteti, Alban Guri, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit e Tiranës e ka dënuar me 1 vit burg për vjedhje.

Aksioni i policisë vijoi edhe në Kukës, ku u ndalua shtetasi tjetër që ishte shpallur në kërkim, Bilbil Cara, 44- vjeç, banues në fshatin Lusën. “Gjykata së Shkallës së Parë në Kukës ka vendosur ndaj Carës masën e sigurisë “arrest në burg  për vjedhje”, njoftoi Policia e Shtetit mbi të ndaluarin e fundit.

SHKARKO APP