Aksioni i policisë në Lezhë, 9 shoferë të arrestuar dhe mbi 2 mijë gjoba për shpejtësi
Policia Rrugore e Lezhës ka bërë bilancin për muajin gusht. 9 shoferë janë vënë në pranga nga uniformat blu për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Dy të tjerë janë proceduar penalisht.
Procedim penal ka pasur edhe për 8 shoferë që janë bërë burim aksidenti me pasoja në njerëz apo dëme materiale. Po ashtu, janë gjobitur 3807 shoferë. Mbi 2 mijë prej tyre për shpejtësi tej normave të lejuar. 588 shoferë të tjerë janë gjobitur për parakalim të gabuar.
“Janë ndëshkuar administrativisht me gjoba, në total 3807 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme rrugore. 2033 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara. Janë ndëshkuar për parakalime të gabuara 588 drejtues mjetesh. Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit 80 drejtues. 181 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. Janë ndëshkuar 35 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. 111 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mospërdorje të kaskës mbrojtëse si dhe për mospërdorim të jelekut fosforeshent gjatë natës. Ndërsa 779 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për shkelje të tjera të ndryshme rrugore”, njoftoi policia.