Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 14:18 Bayerni, Barcelona dhe Chelsea hidhen në sulm për mbrojtësin kroat të Brighton Mbrojtësi kroat Luka Vuškovic po tërheq vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha të Evropës. Sipas raportimeve të TEAMtalk, Barcelona, Chelsea dhe Bayern…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kryeministri Rama
  • Sherri në Kuvend
  • Protesta në Evropë
  • Dhuna policore
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Serbia zgjedhjet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kryeministri Rama
  • Sherri në Kuvend
  • Protesta në Evropë
  • Dhuna policore
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Serbia zgjedhjet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Aksioni i Policisë në një javë/ 126 të arrestuar, dhe u zbuluan edhe dy laboratorë droge

Aktualitet E diel, 13 Shkurt 2022 14:10
Aksioni i Policisë në një javë/ 126 të arrestuar, dhe u zbuluan edhe dy laboratorë droge
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Policia e Shtetit ka publikuar bilancin e punës gjatë një jave, duke bërë të ditur se janë vënë në pranga 126 persona në 22 operacione, ndërsa janë zbuluar edhe 2 laboratorë droge.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin vijojnë operacionet policore të koduara, për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, për goditjen e armëmbajtjes pa leje, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, për goditjen e krimeve mjedisore dhe krimeve ekonomike.

Mund t'ju interesojë

Zëvendësministrja e Brendshme: Shtatë efektivë policie të pezulluar, AMP po heton 55 persona

Zëvendësministrja e Brendshme: Shtatë efektivë policie të pezulluar, AMP po heton 55 pe...

Para 24 minutash
Protestat në Tiranë: 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur

Protestat në Tiranë: 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur

Para 43 minutash
Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, rrokullisin ”stolat” e betonit

Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, rrokullisin ”stolat” e betonit

Para 1 ore

Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin, janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 437 persona, nga këta: 126 janë arrestuar, 288 janë proceduar dhe 23 janë shpallur në kërkim. Janë kapur 27 persona të shpallur në kërkim, nga këta 22 në kërkim kombëtar (njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i kërkuar për vrasje të dyfishtë) dhe 5 në kërkim ndërkombëtar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Janë zhvilluar 22 operacione policore të koduara: “Farka”, “Programuesi”, “Suplier 2”, “Çelësi”, “Dealer”, “Last game”, “Thread”, “Pinet”, “Fati i lojërave” (2 raste), “Përgatitja”, “Ixellesi”, “Miloti”, “Lalm i Ri”, “Last ëinter”, “Qerreti”, “Call me”, “Gaminator”, “Perimetri”, “Basti i fundit”, “Poker” dhe “Horizonti”.

Janë goditur 11 raste të armëmbajtjes pa leje, për të cilat janë arrestuar 6 persona, janë proceduar penalisht 4 persona dhe 1 është shpallur në kërkim.

Janë sekuestruar 6 armë zjarri, 2 armë gjahu, 1 armë sportive, 8 armë të ftohta, dy laboratorë për kultivimin e bimëve narkotike me llamba, njësi kompjuterike, tavolina pokeri, çipsa, letra bixhozi për lojëra fati, një sasi kokaine, kanabis, 3.5 tonë kafe, shuma parash e sende të tjera të kundërligjshme.

Janë evidentuar 49 raste të krimeve mjedisore, me 5 persona të arrestuar, 43 të proceduar dhe 1 të shpallur në kërkim. Në fushën e lojërave të fatit janë evidentuar 14 raste, me 5 persona të arrestuar, 12 të proceduar dhe 4 të shpallur në kërkim.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 46 raste, me 16 persona të arrestuar, 33 të proceduar dhe 1 të shpallur në kërkim. Janë evidentuar 29 raste të dhunës në familje, me 13 persona të arrestuar, 14 të proceduar dhe 2 të shpallur në kërkim.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 30 raste, me 7 persona të arrestuar, 28 të proceduar dhe 1 në kërkim. Janë evidentuar 4 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, me 1 person të arrestuar dhe 5 të proceduar. Në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike janë evidentuar 13 raste, me 3 persona të arrestuar (2 prej tyre punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorim detyre”) dhe 12 të proceduar.

Në fushën e qarkullimit rrugor: janë pezulluar 485 leje drejtimi, nga të cilat 311 për shpejtësi tej normave të lejuara, 109 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 65 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar 68 drejtues mjetesh, nga këta: 30 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 36 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 2 për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, me pasoja për jetën. Gjithashtu, janë goditur 18 raste të mitëdhënies, si dhe janë vendosur 14.946 masa administrative.

Ndërkohë, Policia e Shtetit është duke vijuar operacionet dhe kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe në këtë kuadër fton sërish qytetarët për të denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Etiketat e lidhura

Policia e shtetit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bayerni, Barcelona dhe Chelsea hidhen në sulm për mbrojtësin kroat të Brighton
Para 11 minutash

Bayerni, Barcelona dhe Chelsea hidhen në sulm për mbrojtësin kroat të Brighton

Reagon sërish Rama: Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!
Para 11 minutash

Reagon sërish Rama: Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!

Conte sqaron zërat: Nuk ka asnjë tratativë të avancuar, me asnjë klub!
Para 23 minutash

Conte sqaron zërat: Nuk ka asnjë tratativë të avancuar, me asnjë klub!

Zëvendësministrja e Brendshme: Shtatë efektivë policie të pezulluar, AMP po heton 55 persona
Para 24 minutash

Zëvendësministrja e Brendshme: Shtatë efektivë policie të pezulluar, AMP po heton 55 persona

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 16 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 4 orësh

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

3 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 19 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 20 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.