Aksioni kombëtar antikanabis, mijëra bimë narkotike asgjësohen nga policia
Aktualitet E Enjte, 29 Prill 2021 05:37
Policia e Shtetit vazhdon aksionin në të gjithë vendin për asgjësimin e lëndëve narkotike të llojit kanabis sativa. Gjatë 24 orëve të fundit , janë evidentuar dhe asgjësuar në vend me anë të djegies 14.530 bimë narkotike.
- Në Tropojë janë gjetur dhe asgjesuar në zonën e pyllëzuar “Mrrez”, 1750 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Janë shpallur në kërkim dy autorë të dyshuar P.K e T,N, si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Peraj shtetasi M.P.
- Në rethin e Tepelenës u gjetën dhe u asgjesuan 2240 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, ku janë shpallur në kërkim dy autorë.
- Në rethin e Përmetit në zona të pyllëzuara u gjetën dhe u asgjesuar me anë të djegies 1058 bimë narkotike .
- Në Kurbin u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 995 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa , ku u arrestua në flagrancë shtetasi Ibrahim Muçaj, vjeç 56, banues në Laç, pasi në fshatin Vinjollë, në 15 parcela në përrua dhe në zonën e pyllëzuar,
- Në rrethin Shkodër pasi në fshatin Mazrek dhe në malin e fshatit Karmë, Vau Dejës, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 6.111 bimë narkotike të llojit Cannbis Sativa. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.
- Në rrethin e Pukës, te “Mrizi i fushë Gurrës”, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 1675 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.
- Në rrethin Tiranë në fshatin Zaranikë, Petrelë, në një parcelë pranë urës të lumit, janë konstatuar të kultivuara dhe u asgjësuan 320 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.
- Në Krujë, në Fushë-Thumanë, u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 300 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.
- Në Mallakastër në fshatin Beraj u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 81 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.
KOHA JONË SONDAZH

