Akt human i Komunitetit shqiptar në Selanik, Pavlina Ylli sensibilizon mbledhjen e ndihmave

Konsulli i Përgjithshëm i RSH në Selanik znj. Pavlina Ylli, i bëri një thirrje sensibilizuese komunitetit shqiptar që jeton e punon në Selanik për të mbledhur ndihma dhe për tua dërguar në këto ditë festash, bashkatdhetarëve tanë, të cilët vuajnë gabimet dhe fajet e tyre në qendrat e dënimit në shtetin grek.

Intelektualë, mësues, biznesmenë, artistë, shoqata “Nena Terezë” si dhe organizata ndërkombëtare “Arsis” ju përgjigjen menjëherë thirrjes së znj. Ylli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e premte me dt. 21.12.2018, biznesmenët Arjan Gusho, Kosta Qose, dhe Adi Miho, bashkë me znj. Ylli, me automjetin e firmës “Iso Prof” të z. Gusho, udhëtuan drejt burgut të Nigritës, në Serres. Ndihmat e mbledhura iu dorëzuan shtetasve tanë përmes Drejtorisë të kësaj qendre të vuajtjes së dënimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të burgosurit në takimin që patën me znj. Ylli, shprehën falënderimin që nuk janë të harruar nga shteti shqiptar. Drejtoria e burgut të Nigritës ka falënderuar përfaqësuesit shqiptarë për këtë akt human.

Ndërkohë Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik në faqen e saj zyrtare në Facebook, ka bërë dhe një falënderim ku shkruhet: “Përmes këtij postimi, falënderojmë në mënyrë të veçantë znj. Valbona Hystuna, përfaqësuese e ARSIS, z. Teodhori Miho, z.Arjan Gusho dhe z. Kosta Qose“.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?