Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:10 Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania” Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania”, në prag të përballjes së rëndësishme me Finlandën, e vlefshme për UEFA Nations…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Akt vandal dhe provokim/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit denoncon Laert Vasilin

Aktualitet E diel, 22 Dhjetor 2019 19:26
Akt vandal dhe provokim/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit denoncon Laert Vasilin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit reagon pas pretendimit të aktorit Laert Vasili se u dhunua prej tyre.

Përmes një komunikate në Facebook, AMT shprehet se, në pamundësi për t’iu afruar godinës së Teatrit Kombëtar dhe atij Kombëtar-Eksperimental, pushteti po kërkon pretekst pas preteksti për të gjetur arsye që të godasë individualisht me manovra të inskenuara gjithsecilin prej aktivistëve të Aleancës, në mënyrë që t’i hapin rrugë ndërhyrjes së policisë në Teatër.

Sipas tyre, kjo është hera e dytë që Vasili vjen pranë Teatrit Kombëtar dhe gris posterat e varur aty, ashtu siç ka ndodhur edhe më parë me posterin ekspozitës së artistit Avni Delvina.

“U bëjmë thirrje autoriteteve të reagojnë me urgjencë. Autorin e kanë parë disa persona në flagrancë e sipër, është i përsëritur si akt, rojet e sigurisë së godinës kane patur kontakt direkt me të, dhe aty ka me dhjetëra kamera sigurie që e vërtetojnë versionin tonë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Reagimi i plotë i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit:

Komunikatë



Drejtuar: Autoriteteve që garantojnë Rendin Publik, mediave, publikut të gjerë:

Të dashur miq e mbështetës, në pamundësi për t’iu afruar godinës së Teatrit Kombëtar dhe atij Kombëtar-Eksperimental, pushteti po kërkon pretekst pas preteksti për të gjetur arsye që të godasë individualisht me manovra të inskenuara gjithsecilin prej aktivistëve të Aleancës, në mënyrë që t’i hapin rrugë ndërhyrjes së policisë në Teatër, aty ku pas 24 Korrikut, janë luajtur mbi 50 shfaqje dhe ku po bëjnë vizitë rregullisht trupat teatrore më të mira europiane.

Pikërisht kur aktivistët e Aleancës po përcillnin aktorët dhe stafin e Volkstheater të Vienës, një i ashtuquajtur aktor, për të cilin na ishte sinjalizuar se natën e 19 Dhjetorit, kishte grisur posterat e ekspozitës së Avni Delvinës të ngjitur në hyrjen e teatrit, vjen për herë të dytë rreth orës 2.00 të natës për të shklyer me duar banderolën e Aleancës, kumtin tonë të protestës “Monument Kulture, Mbrohet nga Populli”.

Aktori quhet Laert Vasili, dhe për të cilin nuk ka më asnjë dyshim, pasi dje e zumë gafil, dhe me kameran ndezur, filloi të provokojë duke thirrur me emër kolegë, aktorë, duke u improvizuar me lojë të shëmtuar aktoriale si viktimë dhe i dhunuar. Autorsinë e tij tani e kemi të konfirmuar për të dyja rastet: me datë 19 ai është parë nga roja e godinës dhe një nga aktivistët, dhe mbrëmë i zënë gafil.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Theksojmë se autori në fjalë i kapur gafil në akt vandalizmi, nuk është dhunuar, por është tentuar të mbahet aty, për t’ia dorëzuar forcave të policë.

E gjitha kjo është e dokumentuar me video, ndërkohë që te video e autorit të vandalizmit është e prerë, sepse mesa duket i ka dalë jashtë skenarit.

Aleanca për Mbrotjen e Teatrit e dënon këtë akt të shëmtuar provokimi dhe vandalizmi nga dikush që “rastesisht”, brenda tri netësh i ra rruga te sheshi i Teatrit, kur në dy vite nuk është dukur ndonjëherë.

Ky akt nuk është fare i izoluar, por është pjesë e një fushate e mirëmenduar për të shpikur pretekste me qëllim goditjen e secilit prej aktivistëve të Aleancës dhe ngritjen e skenarëve për të futur policë në Teatër.

U bëjmë thirrje autoriteteve të reagojnë me urgjencë. Autorin e kanë parë disa persona në flagrancë e sipër, është i përsëritur si akt, rojet e sigurisë së godinës kane patur kontakt direkt me të, dhe aty ka me dhjetëra kamera sigurie që e vërtetojnë versionin tonë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Të gjithë materialet tona filmike i vëmë në dispozicion të autoriteteve, për të sqaruar gjithçka. Vigjilenca jonë 2-vjeçare në mbrotje të Teatrit na ka stërvitur mirë që mos të biem pre e provokimeve të rëndomta. U bëjmë thirrje mediave që të mos vënë tituj bombastikë për të shtuar klikimet, por të tregojnë profesionalizëm në administrimin e fakteve, ushqyer nga disa burime :
1. Aktet e vandalizmit janë të provuara nga disa burime, autori dihet me siguri.
2. Provokimi erdhi nga jashtë, në mënyrë të qëllimshme.
3. Autori nuk është dhunuar, por i është dorëzuar forcave të policisë.

Mund t'ju interesojë

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do...

Para 9 minutash
Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për nj...

Para 9 minutash
Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 45 minutash

Për këte të vërtetë si njerëz të angazhuar në këtë kauzë, ku qytetarët kanë sytë dhe zemrën, mbajmë pergjegjësi të plotë.
Ne nuk e tradhëtojmë besimin e tyre.
Fotot si më poshtë ilustrojnë në rend kronologjik vandalizmin e datës 19 dhe datës 21 nga i njëjti autor.

#tebashkuarpernjekauze
#teatridoterroje
#europanostra

Etiketat e lidhura

Aleanca për Mbrojtjen e TeatritdenonconLaert Vasili
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 1 minute

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 9 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 9 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 10 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.