Aktakuzat ndaj Thaçit, Lubonja: Thirrje popullit për unitet, por kush është armiku?! Politika ka ndërhyrë për të penguar drejtësinë në Hagë
Analisti Fatos Lubonja teksa komentoi aktakuzën e ngritur ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli për krime lufte, pohoi se politika kosovare është bërë bashkë në thirrje për unitet e bashkim kundër ‘armikut’.
I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Lubonja tha se ndonëse flitet për një armik, nuk përcaktohet qartë se kush është ky.
Mes të tjerash ai parashtroi faktin se shqiptarëve kur iu duhen ndërkombëtarët, i cilësojnë ata partnerë, ndërsa kundër diçka del kundër, i quajnë ‘armiq’.
“Ajo që dua të them unë në përgjithësi, përshtypja që kam, e dëgjova me shumë vëmendje. Kam parë dhe vizitën e Ramës atje. Ajo që duan të krijojnë përmes aktivitetit të tyre, është thirrja për unitetin e popullit në këtë situatë. Problemi është se nuk na kanë përcaktuar armikun. Do bashkohemi, por kundër një armiku. Dikur Enver Hoxha, i thoshte Hurshovit; ti je hero, dhe më pas e shpalli armik. Akuza po vjen nga Gjykata e Hagës, që shpalli Kosovë të pavarur. Kur ju duhet SHBA, Merkel, Macron, Haga, shqiptarët thonë; partneri ynë. Kur del ndonjë gjë që rrezikon pushtetin e tyre, atëre i bëjnë thirrje popullit që të bashkohen kundër armikut. Kush është armiku?! Pse ky prokurori doli aty! Njëri version thotë se është Europa pas atyre që mund të bënte Thaçi në SHBA me Grenell. Hipoteza e dytë është; janë armiqtë e Trump. E treta; shkaku kryesor që doli ky prokurori është padyshim politika, e cila ka ndërhyrë për të penguar drejtësinë në gjykatën e Hagës. Këta liderë të UÇK ku morën pushtetin mund të destalibizonin. Kjo ishte teza e Carla Del Ponte. Ky prokuror ka dalë për të penguar pengimin e drejtësisë që ata mendojnë që të bëjnë në këtë rast, pasi kanë vite që hetojnë dhe ka qarkulluar fjala se përmes politikës, qoftë dhe me këtë takim që bëhet në Uashington, del kundër këtij bllokimi. Unë jam afër kësaj teze. A është mirë për Kosovën kjo. Që të shajmë dhe t’i shpallim armiq ndërkombëtarët? Duhet ta kishin thënë në 2015 në parlament, se i kishin bërë gjyqet. Aty ka dështuar edhe gjykata, edhe UMNIK, EULEX dhe gjykatat vendore. Se kalojmë dot kaq lehtë. Ka 1 mijë njerëz të vrarë, të zhdukur, ka dhe shqiptarët, kërkohet një transparencë, drejtësi. Prokurori çon një akuzë dhe thotë se ka prova të mjaftueshme për të hapur një çështje. Kur nuk ka prova të mjaftueshme hapet çështja. Prokurori tha se kam ngritur një akuzë, dhe se ka prova”, tha Lubonja.