Akti vandal me statujën e Skëndërbeut në Prizren, deputeti Shehu: Plane ogurzeza të asgjësimit të identitetit tonë kombëtar
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar pas pamjeve të rënda të erdhën nga Prizreni, ku statuja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu u ngjyros me ngjyrë të verdhë, me një akt vandal. Shehu e quan këtë një vepër kriminale anti-shqiptare dhe vandalizmi ndaj heroit kombëtar.
Postimi i plotë
Një provokacion i ulët ndaj historisë e vlerave sublime të kombit shqiptar. Një veprim i verbër i atyre që këto vlera u shkatërrojnë planet ogurzeza të asgjësimit të identitetit tonë kombëtar. Skëndërbeu është figura më madhore historike e kombit tonë.
Është ajo figurë që bashkon shqiptarët e të gjithë trevave tona, duke na bërë krenarë për identitetin tonë, përpjekjet tona për ta ruajtur atë e pavarësinë. Është ajo figurë që arriti të bashkojë shqiptarët në ato beteja rezistencë e mbijetesë ndaj një okupatori të pabarabartë.
Është ajo figurë që na kujton përkatësinë tonë europiane dhe destinacionin tonë të vetëm, Europën e Perendimin. Prekja e saj,është e pa tolerueshme!
KOHA JONË SONDAZH

