Aktivistët e Shoqërisë Civile kërkuan largimin e Nokës e Ristanit nga komisariati
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=S0I6nVGrsLU” width=”560″ height=”315″]
Ndërsa aktivistët e shoqërisë civile prisnin lirimin e shokëve të tyre nga komisariati numër 1, në këto ambiente kanë shkuar dy deputetët e PD, Arben Ristani dhe Flamur Noka, të shoqëruar edhe nga këshilltari i PD në bashkinë e Tiranës, Leonard Olli.
Por, kjo nuk ka qenë një situatë e përshtatshme për ta, pasi aktivistet që ndodheshin jashtë kërkuan largimin e tyre, pasi nuk duan që çështja të politizohet.
Kur përfaqësuesit e PD dalin nga komisariati aktivistët i janë drejtuar me fjalët: “Turp, turp, turp…”
KOHA JONË SONDAZH

